Demiri: Në vitin jubilar të Skënderbeut, Ferizaj ta ndërroj emrin në KF Kastrioti

Futboll

Demiri: Në vitin jubilar të Skënderbeut, Ferizaj ta ndërroj emrin në KF Kastrioti

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:45
Afrim Demiri

Të enjten (me 24 maj) Ferizaj me penallti e mundi me rezultat 3:2 Vëllaznimin e Gjakovës dhe pas një viti rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.  Ndeshja mes Ferizajt dhe Vëllaznimit si në kohën e rregullt po ashtu edhe pas vazhdimeve përfundojë me rezultat të bardhë (0:0).

 Publicisti i njohur ferizajas Afrim Demiri ka një propozim fenomenal për KF Ferizajn. “Uroj nga zemra hyrjen e ekipit ferizajas në Superligë. Në këto momente të tifozorisë së zjarrtë, dua ta bëjë një propozim publik: që ekipi ynë Ferizaj, në këtë vit jubilar të Skënderbeut, ta ndërroj emrin në KF Kastrioti, duke iu bashkangjitur ekipeve të tjera sportive të qytetit, si dhe atyre kulturore, të cilat me dekada mbajnë emrin e kryetrimit tonë. Këtë propozim pres ta mirëpresin : DKRS, Kryesia e klubit, futbollistët dhe ‘Ujqit’...”, shkruan Demiri në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat