Vidal rrezikon 10 vite burg

Futboll

Vidal rrezikon 10 vite burg

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:14
Arturo Vidal

Mesfushori kilian kishte sulmuar sigurimin në një klub nate në Munih.

Arturo Vidal po përballet me drejtësinë në Gjermani.

Ai do të gjykohet në Munih së bashku me vëllanë e tij Sandridno, për përfshirjen e tyre në një zënkë në muajin shtator të vitit të kaluar.

Sipas Bild, Vidal ishte treguar i pakujdesshëm me ngritjen më shumë se ç’duhet të bërrylit, duke goditur të pranishmit e tjerë në një lokal, çka ka është pasuar me ndërhyrjen e sigurimit e për rrjedhojë edhe me një përplasje fizike mes palëve.

Vëllezërit Vidal akuzohen për dhunë me pasojë dëmtime fizike, dhe, nëse shpallet fajtor, mesfushori kilian mund të dënohet deri 10 vite burg.

Një problem shumë serioz ky për 31-vjeçarin, që më shumë se për skuadrën e tij të re duhet të mendojë për të shmangur qëndrimin pas hekurave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat