Sahiti: Agim, a ke fytyrë t’i dalësh gjakovarëve para?

Futboll

Sahiti: Agim, a ke fytyrë t’i dalësh gjakovarëve para?

Nga: K. Goca Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:22
Samir Sahiti me fanellën kuq e zi

Qyteti i Gjakovës me rrethinë, por edhe të gjithë ata që e simpatizojnë Vëllaznimin, pothuajse iu ra pika në zemër, kur e panë ekipin e tyre të mposhtur me penallti me rezultat 3:2 nga Ferizaj.

Ndeshja e barazhit në kohën e  rregullt përfundoi pa gola sikurse edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta, por me penallti mundet Vëllaznimi dhe bie nga elita. Ish futbollisti i Vëllaznimit, Samir Sahiti, aktualisht i Flamurtarit të Prishtinës, thumbon Agim Canën, kryetarin e klubit të Vëllaznimit, ndryshe ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës. “Agim, si po ndihesh?

Solle ‘profesionalizëm’ dhe fundose një Klub kaq të madh. A ke fytyrë ti dalësh gjakovarëve para. Me mua edhe Ismet Munishin do i iknim edhe barazhit, mos harroni, Gjakovë e dashur, e vërtetuat pse nuk kam vazhduar me Vëllaznimin. Forca, kthehuni sa më shpejt se i duheni Superligës...”, shkruan Sahiti në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat