Sermaxhaj: Vëllaznimi i (pa) motivuar ndaj Prishtinës cilësore

Futboll

Sermaxhaj: Vëllaznimi i (pa) motivuar ndaj Prishtinës cilësore

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:59
Genc Sermaxhaj

Të dielën (me 27 maj, në orën 16.00), në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të ndeshen mes vete rivalët e vjetër, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Prishtina. Skuadrat me renome luftojnë mes vete se cila do të fitojë Kupën e Kosovës në futboll. Prishtina ka mbetur pa titullin e kampionit, por beson fortë se do ta fitojnë Kupën, kurse Vëllaznimi është as në tokë dhe as në qiell, për shkak të tronditjes që pësuan të enjten e 24 majit, kur bien nga elita e futbollit. Megjithatë, gjakovarët shpresojnë se do të këndellen deri të dielën, kurse Prishtina është e motivuar si asnjëherë me parë.

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se është një finale e mirë mes dy skuadrave me traditë. “Fillimisht shpresoj që këto dy ekipe t’i kenë harruar ndeshjet e tyre të fundit, Prishtinës ndaj Dritës në ndeshjen e fundit që vendosi titullin, dhe Vëllaznimit ndaj Ferizajt në barazh pas ekzekutimit të penalltive.  

Gjithsesi se do përballen rivalët e vjetër të futbollit të Kosovës, ku përparësia është tek Prishtina e cila edhe në cilësi edhe në aspektin organizativ edhe në shtabin teknik janë në nivel më të lartë se sa Vëllaznimi e cila ka humbur udhën pas rënies nga elita e futbollit të Kosovës, gjithashtu me gjasë mund të mbesin edhe pa trajnerin Sejdiu për të cilën ende nuk është e sigurt. 

Them se Prishtina do ta ketë më të lehtë ndaj Vëllaznimit e cila ka humbur motivin, e cila është e thyer dhe vështirë se mund të këndellen deri në përballjen ndaj Prishtinës”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A është Vëllaznimi i pamotivuar për Kupë pas rënies nga liga? “Padyshim se po, Vëllaznimi është demotivuar në këtë finale edhe pse është ndeshje e veçantë, por rënia nga Superliga është plagë që nuk shërohet lehtë dhe do marrë kohë deri në këndellje”, thotë Sermaxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat