Umtiti e gëzon Barcelonën, flet edhe për transferin e shokut të tij

Futboll

Umtiti e gëzon Barcelonën, flet edhe për transferin e shokut të tij

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:38
Umtiti

Samuel Umtiti si rrallë herë është paraqitur në media. Mbrojtësi francez është paraqitur në një konferencë për “gjelat” duke i dhënë dy lajme të mira Barcelonës.

Umtiti ka njoftuar se do të vazhdoi kontratën me Barcelonën.

“Nuk është e rëndësishme nëse do të ndodhë para, apo pas Kupës së Botës. E rëndësishme është se unë do të firmos kontratën e re me Barcelonën” ka thënë mbrojtësi francez.

I pyetur për transferimin e Griezmann, qendërmbrojtësi është shprehur i lumtur nëse kjo gjë do të ndodhte.

“Griezmann është shoki um. Bëhet fjalë për një lojtar fantastik. Në Barcelonë do të jepte gjëra të mëdha, por besoj se edhe do të merrte” ka thënë Umtiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat