Fassone: Pa Europa League, na shkatërrohet merkatoja

Futboll

Fassone: Pa Europa League, na shkatërrohet merkatoja

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:52
Marco Fassone

Milani ndodhet përballë një situate që asnjë klub tjetër i madh nuk do të dëshironte të ndodhej.

Pas refuzimit nga ana e UEFA-s të marrëveshjes së propozuar nga kuqezinjtë, Milani është në pritje të penaliteve që do të vijnë nga autoriteti më i lartë futbollistik në Europë.

E ajo që i tremben më shumë drejtuesit e ekipit italian është përjashtimi nga Europa League, që për rrjedhojë do të sillte edhe uljen e buxhetit për merkaton e verës.

“Në rast të përjashtimit nga Europa League, buxheti për afrimet e reja do të shkatërrohej”, ka shpjeguar administratori i Milanit, Marco Fassone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat