“Messi e ka më të vështirë se Maradona” - Bota Sot
“Messi e ka më të vështirë se Maradona”

Futboll

E mërkurë, 19 shtator 2018

“Messi e ka më të vështirë se Maradona”

Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:22
Lionel Messi

Një legjendë e ditëve të sotme që shpreson ti tregojë të arriturat e tij për atdhetaret në këtë Botëror në Rusi.

Kështu e ka përshkruar Claudio Caniggia yllin e Barcelonës Lionel Messi, për të cilin ka thënë se e ka më të vështirë të fitojë sesa Diego Maradona.

Pavarësisht çmimeve të tij të shumta individuale dhe me ekipin e tij, Messi ende nuk ka arritur që ta fitojë një trofe për Argjentinën, vendin e tij.

“Messi nuk e merr të njëjtën mbështetje nga lojtarët e tjerë të Kombëtares si Maradona e kishte. Mendoj që kjo është e vërtetë”, ka thënë sulmuesi për ueb-faqen e FIFA’s dhe i cili ishte paraqitur 50 herë për Argjentinën.

Kështu Messi gjithmonë e bartë këtë peshë në vete, kurse Caniggia mendon që Argjentina ka asetet për ta fituar Botërorin në Rusi këtë verë.

Skuadra e Jorge Sampaoli nuk konsiderohet favorit, por ata kanë shumë talentë në skuadrën e tyre sidomos në sulm ku pos Messis janë edhe Gonzalo Higuain, Paulo Dybala, Sergio Aguero dhe Angel Di Maria.

“Ajo çka na favorizon neve është sulmi të cilit duhet t’ja kenë frikën të gjithë”, ka shtuar Caniggia.

“Emrat e tyre duhet ti shqetësojnë kundërshtarët. Skuadrat e tjera nuk do të mendojnë që ‘Higuain kritikohet në Argjentinë’, po ata do të mendojnë që ‘Higuain është golashënuesi më i mirë i Juventusit”.

“Pikat tona të dobëta janë ato që ne ende nuk jemi të mirë në mbrojtje, por edhe në disa pozita të tjera në mesfushë”, ka thënë në fund ish ylli i kombëtares argjentinase.

Argjetina do të fillojë kampanjën për Botërorin e 2018’ës kundër Islandës më 16 qershor para se të përballet me Kroacinë dhe Nigerinë në Grupin D.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test