Skandali, lojtari i Juves: Më kanë urdhëruar që ta humbas ndeshjen - Bota Sot
Skandali, lojtari i Juves: Më kanë urdhëruar që ta humbas ndeshjen

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Skandali, lojtari i Juves: Më kanë urdhëruar që ta humbas ndeshjen

Më: 26 maj 2018 Në ora: 00:24
Douglas Costa

Mesfushori brazilian i Juventusit, Douglas Costa, ka rrëfyer për mediat një ngjarje aspak të këndshme të karrierës së tij. Ai ka thënë se në kohën kur luante në Brazil me skuadrën e Gremio është kërcënuar dhe detyruar që të humbasë ndeshjen ndaj rivalëve të Flamengos. “Ishin në rezultatin 1-1 në fund të pjesës së parë. para fillimit të pjesës së dytë erdhi lajmi se Internacional do të bëhej kampioni i ri i Brasilerao. Duhej të luaja për të mos fituar. Nëse do të kishim mundur Flamengon, sot do të isha i vdekur”, rrëfen Douglas Costa për televizionin “Pilhado”.

“Në fund, ndeshja përfundoi 2-1 për Flamengo dhe të gjithë ishin të lumtur. Na u urdhërua që ta humbisnim atë takim. Është normale që drejtuesit të zbresin në dhomat e zhveshjes, sidomos para një ndeshje të rëndësishme. Flamengo po duelonte për titullin, stadiumi “Maracana” ishte plot. Na thanë që të bënim atë që dëshironim, që përgjegjësia ishte e jona. Nëse do ta fitonim takimin, nuk do të largoheshim dot të gjallë nga ai qytet. Do të kishte qenë një njollë në historinë e Gremio, që t’i jepte titullin Internacional. Nëse do ta fitonim atë ndeshje, do të ishim të vdekur”, tha mesfushori bardhezi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test