Zvicra e largon edhe një shqiptar nga lista, golashënuesin më të mirë të kampionatit - Bota Sot
Zvicra e largon edhe një shqiptar nga lista, golashënuesin më të mirë të kampionatit

Futboll

E mërkurë, 22 gusht 2018

Zvicra e largon edhe një shqiptar nga lista, golashënuesin më të mirë të kampionatit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 00:26
Albian Ajeti

Vladimir Petkovic i ka dhënë përgjigje negative mundësisë që Albian Ajeti të jetë më Zvicrën në Kampionatin Botëror. Në grumbullimin e sotëm, selektori zvicërian ka konfirmuar se Ajeti, Oberlin e Derdiyok nuk do të jenë në Botëror.

“Oberlin, Ajeti e Derdiyok mund të rezervojnë pushimet. Dilemat e mia nuk janë tek prezenca e tyre” ka thënë Petkovic.

Ajeti ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin e Zvicrës, por që ky fakt nuk e ka bindur trajnerin boshnjak të ta patur atë alternativë në Rusi.

Petkovic më parë e kishte larguar nga lista edhe kosovarin e Premierligës Angleze, Florent Hadërgjonaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test