Reina konfirmon transferimin në Milan

Futboll

Reina konfirmon transferimin në Milan

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:22
Pepe Reina

Pepe Reina ka bërë të ditur se do të kalojë te skuadra rivale nga San Siro.

Pepe Reina ka konfirmuar transferimin nga Napoli në Milan.

Portieri spanjoll ka falënderuar ekipin nga San Paolo derisa ka bërë të ditur se do të kalojë te skuadra rivale nga San Siro.

“Do ta dua gjithmonë Napolin, ku kam dashur t’i bëjë dhuratë Scudetton. Kanë qenë katër vite të mrekullueshme”, u shpreh Reina për “Corriere dello Sport”.

“Do të shkoj në Milan, tani më pret një tjetër përvojë e mrekullueshme, te një prej klubeve më të rëndësishme në botë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat