Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa ka zgjuar interesim nga Manchester City.
Douglas Costa ka ofertë për largim nga Juventus.
Mediat italiane raportojnë se sulmuesi brazilian ka zgjuar interesim nga Manchester City.
Pep Guardiola është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për blerjen e ish yllit të Bayern Munichut.
Mirëpo, Juventus nuk dëshiron ta shesë Costan.
“Bianconerët” kanë vendosur që para 30 qershorit ta blejnë Costan nga Bayern Munich, i huazuar një vit më parë nga skuadra kampione nga Bundesliga.