Manchester United ofron Pogban plus para për Kroosin

Futboll

Manchester United ofron Pogban plus para për Kroosin

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:33
Paul Pogba

Manchester Unitedi është i gatshëm ta ofrojë Paul Pogban dhe një shumë të konsiderueshme parash për mesfushorin e Real Madridit, sipas Don Balon.

“Djajtë e kuq” janë duke u përgatitur për ta rindërtuar skuadrën dhe janë të gatshëm t’i ndajnë rrugët me blerjen rekorde të klubit, Paul Pogban. Jose Mourinho, megjithatë, është duke kërkuar ta sjellë Kroosin si zëvendësues dhe do ta lejojë Pogban të largohet vetëm nëse Madridi është i hapur për marrëveshje për mesfushorin gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat