UEFA vjen me njoftimin e fundit rreth festimit pas finales

Futboll

UEFA vjen me njoftimin e fundit rreth festimit pas finales

Më: 26 maj 2018 Në ora: 09:05
Ilustrim

Ajo që ndodhi para një viti në Cardiff nuk i ka pëlqyer aspak UEFA-s.

Pak minuta para përfundimit të finales së Champions League, qindra njerëz, disa familjar dhe disa jo, shkelën në fushë, duke bërë një festë pelegrinazhi për Real Madridi, madja edhe para se të ngriste në qiell trofeun kapiteni Ramos.

Këtë sezon kemi një njoftim të mirë pasi drejtuesit e UEFA-së kanë insistuar që të dyja ekipet finaliste të festojnë së pari me bashkëlojtarët dhe trajnerët, pastaj me tifozët dhe familjen, në mënyrë që të shmanget ndonjë problem gjatë festimeve.

Imazhet nga finalja e Cardiffit, me fushën e konvertuar në një manifestim familjar dhe njerëz që kërkonin foto, nuk dëshirojnë të përsëriten në Kiev, prandaj rekomandimet janë bërë si tek Real Madridi ashtu edhe te Liverpooli.

Urdhëri është i qartë dhe derisa trofeu mos të dorëzohet nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, rekomandohet fuqimisht që qasja në fushë është i kontrolluar, për arsye që festimi mos të përzihet me njerëzit dhe tifozët apo admiruesit e lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat