Marcelo: E dimë se çfarë duhet të bëjmë

Futboll

Marcelo: E dimë se çfarë duhet të bëjmë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 09:10
Marcelo

Marcelo, kapiteni i dytë i Real Madridit, foli gjithashtu për mediat e pranishme në Kiev para finales së nesërme ndaj Liverpoolit në Champions League. Braziliani diskutoi për këto tema:

Motivimi

”Cdo ditë zgjohem për t’u stërvitur, luajtur dhe për të fituar të gjitha kompeticionet. Jemi këtu përsëri me punë dhe përulësi dhe dëshirën për fitore. E kaluara është e kaluar, duhet të shkojmë për titujt e ardhshëm.”

Finalja

”Të dyja ekipet sulmojnë, varet se si fillon ndeshja. E dimë se cfarë duhet të bëjmë, jemi të përgatitur, por në finale mund të ndodhë gjithcka. Do të jetë një spektakël për të gjithë adhuruesit e futbollit.”

Ndryshimet në ekip në vitet e fundit

”Në një ekip pas shumë vitesh gjërat ndryshojnë. Ajo që nuk ka ndryshuar është uria për fitore. Ne e mësuam një histori të ekipit e cila është ambicia për fitore.”

Fjalët e Klopp

”Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë të tij. Në një finale duan të vendosin fjalë. Jam i lumtur me atë që bëj, nuk kam asgjë për të dëshmuar. Nuk mendoj për jetën apo punën e askujt. Por nuk e kam dëgjuar atë kështu që nuk mund të përgjigjem më shumë.”

Mbrojtja nga Salah

”E dimë se cfarë duhet të bëjmë, unë e di se si duhet të luaj për të ndihmuar ekipin. Liverpooli është një ekip i madh. Nuk mund të mendojmë për vetëm 2 apo 3 lojtarë, duhet të mendojmë në kolektivin e tyre. Do të jetë vështirë, por ka më shumë gjëra që duhet të mendojmë përvec Salah," përfundoi Marcelo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat