Benatia zgjedh klubin e ri

Futboll

Benatia zgjedh klubin e ri

Më: 26 maj 2018 Në ora: 10:02
Medhi Benatia

Medhi Benatia pritet të largohet nga Juventus.

Mbrojtësi maroken ka pranuar se e ardhmja e tij te skuadra e “Bianconerëve” është në dyshim duke pranuar se pëlqen Olympique Marseillen, klub i interesuar për transferimin e tij.

“Marseille? Më pëlqen, po ashtu edhe trajneri Rudi Garcia. Tani mendoj për Kampionatin botëror kurse më pas do të shohim se çka është më së miri për mua dhe Juventusin”, u shpreh ai.

Benatia në sezonin e fundit ka qenë mbrojtës titullar te skuadra nga Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat