Lichtsteiner pranë transferimit te Arsenali

Futboll

Lichtsteiner pranë transferimit te Arsenali

Më: 26 maj 2018 Në ora: 10:44
Stephan Lichtsteiner

Arsenali është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me mbrojtësin Stephan Lichtsteiner, duke i afruar atij një kontratë dy vjeçare.

Kështu njofton “Goal”. 34-vjeçari zviceran është vënë në shënjestër nga “topçinjtë”, pasi ata kërkojnë të forcojnë mbrojtjen e tyre këtë verë, me Hector Bellerin, aktualisht i vetmi mbrojtës natyral i klubit.

Lojtari i larguar së fundi nga Juventusi ka zhvilluar bisedime pozitive me gjigantët e veriut të Londrës të premten dhe dëshiron të bashkohet me ta përmes një marrëveshjeje dyvjeçare. Ai do të shtonte eksperiencë në një mbrojtje të Arsenalit, e cila do të jetë pa Laurent Koscielny deri në fund të vitit 2018.

Lichtsteiner njoftoi se do të largohej nga bardhezinjtë në fillim të majit, duke ndihmuar klubin në titullin e shtatë të njëpasnjëshëm të Seria A. Gjithsej, ai shënoi 14 gola në 250 paraqitje për Juventusin. Borussia Dortmund, Monako dhe Marseille, gjithashtu, kanë treguar interesim për të nënshkruar me të, por Arsenali shpreson që do të jenë në gjendje ta arrijë marrëveshjen para të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat