E kryer, vjen lojtari i parë te Milani

Futboll

E kryer, vjen lojtari i parë te Milani

Më: 26 maj 2018 Në ora: 10:50
Milan

Milani pritet të marrë një goditje të rëndë nga Fair Play Financiar, ku masa më ekstreme është pezullimi nga kompeticionet europiane.

Por, gjithsesi për ‘kuqezinjtë’ ka ardhur një lajm i mirë nga portieri Reina, i cili nuk ka ndërruar mendje duke parë zhvillimet e fundit që janë bërë në milanelo.

Reina u largua nga Napoli si lojtar i lirë pasi nuk ju rinovua kontrata.

“E kam ndier respektin e tyre dhe mendoj se të përgatitem për t’u pensionuar në njërin prej klubeve më të suksesshme dhe më të rëndësishme në botë është kënaqësi për mua”, tha Reina për Corriere dello Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat