Sondazhi i tifozëve të Real Madridit: Bale po, Benzema jo

Futboll

Sondazhi i tifozëve të Real Madridit: Bale po, Benzema jo

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:12
Lojtarë të Real Madridit

Tifozët kanë folur dhe duan që Bale të jetë në formacionin startues të Real Madridit, këtë të shtunë, kundër Liverpool, në finalen e Ligës së Kampionëve, në Kiev.

Në një sondazh të kryer nga “AS”, mbështetësit e “Los Blancos” zgjodhën 11 lojtarët, që do të dëshironin të shihnin në fushë. 28.933 pjesëmarrës në këtë sondazh kanë zgjedhur ekipin, që Zidane startoi javën e fundit të La Liga-s, kundër Villarreal (2-2), me ndryshimin e vetëm në portë, të cilën e mbrojti Luca Zidane atë ditë.

Përzgjedhja e përdoruesve të internetit është: Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Bale dhe Cristiano Ronaldo. Do të ishte pothuajse ormacioni që Zidane hodhi në fushë një vit më parë, në finalen e Cardiff-it kundër Juventusit, me ndryshimin e vetëm: Bale në vend të Benzema. Britaniku ka marrë më shumë se dy herë më shumë vota se francezi: 16.029 nga 7.425. Tifozët kanë marrë në konsideratë momentin e madh që Bale po kalon.

Uellsiani ka shënuar 5 gola në katër ndeshjet e fundit të La Liga-s, ose 19 gola në këtë sezon, nga një i tillë në çdo 123 minuta lojë. Vetëm Cristiano Ronaldo (44 gola) ka shënuar më shumë gola se ai, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve të bardhë është shumë larg: Asensio dhe Benzema ndajnë vendin e tretë, me nga 11 gola secili. Është e qartë se përzgjedhja e votuesve në “AS” nuk i përgjigjet vetëm momentit të mirë të Bale, por edhe sezonit të keq, që Benzema po nënshkruan.

Nëse mesatarja e Bale në sezonin 2017-2018 është një gol në çdo 123 minuta lojë, për francezin është një gol në çdo 286 minuta lojë. Pra, Benzema ka nevojë për më shumë se dyfishin e kohës. Vetëm 11 gola, pavarësisht se ka qenë një startues i padiskutueshëm në formacion, janë një bagazh shumë i pakët. Nëse Zidane e përmbush traditën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve, ekipi me të cilin luajti ndeshjen e mëparshme, Bale do të ishte shoqëruesi në sulm i Ronaldos, i cili sigurisht ka qenë më i votuari në këtë sondazh në repartin e sulmit madrilen, me 28.236 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat