Iniesta prezantohet te japonezët e Vissel Kobe para 8 mijë tifozëve

Futboll

Iniesta prezantohet te japonezët e Vissel Kobe para 8 mijë tifozëve

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:24
Andres Iniesta

Andres Iniesta u prezantua sot si lojtar i Vissel Kobe në Japoni para më shumë se 8000 tifozëve, të cilët treguan entuziazmin e tyre për ardhjen e ish-kapitenit të Barcelonës.

Iniesta tha se aspiron maksimumin me klubin e tij të ri.

Spanjolli ndërkombëtar u shfaq me fanellën e purpurt të ekipit japonez dhe me numrin e tij legjendar “8” në shpinë, në një prezantim zyrtar të mbajtur në “Noevir”, stadiumin e Kobe (në Japoninë perëndimore).

Stadiumi ishte dekoruar për këtë rast me parulla që lexonin “Mirë se vini, Andres Iniesta”, shkruar në “kastilianisht”, ndërsa mijëra tifozë ishin grumbulluar për ngjarjen, që nga mëngjesi herët, për të parë nga afër idhullin e tyre të ri. Në mesin e të pranishmëve kishte edhe tifozë me fanellat e Barcelonës, duke valëvitur flamuj spanjoll.

“Kam ardhur me entuziazëm të madh, për të punuar dhe për të mësuar, për ta ndihmuar Vissel të vazhdojë të përmirësohet, pse jo, të bëhet kampione e Japonisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat