Hysaj bashkë me Sarrin te Chelsea

Futboll

Hysaj bashkë me Sarrin te Chelsea

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:48
Elseid Hysaj

Maurizzio Sarri do të jetë tashmë trajneri i ardhshëm i Chelseat, ku do të zëvendësojë Antonio Conten, me synimin për të luftuar për titull dhe për t’u rikthyer në edicionin e ardhshëm të Champions Leagues

Londinezët i kanë premtuar një merkato spektakolare Sarrit, ku në krye të listës qëndrojnë Koulibaly dhe Elseid Hysaj. Të dy mbrojtësat janë të preferuarit e Sarrit dhe mund të tyransferohen në Londër për shumën e 120 milionë eurove, aq sa është edhe klauzola e tyre (50 për Hysajn dhe 70 për Koulibaly).

Gjithashtu Abramovich është gati t’i sjellë trajnerit të ri edhe nëj sulmues me peshë, i aftë të shënojë më tepër se 20 gola në sezon.

Higuain dhe Icardi janë emrat që Sarri ka kërkuar, dnërsa argjentinasi i Juves duket më i mundshëm, sa i përket kostos së transferimit. Chelsea është gati të ofrojë Moratën dhe 20 milionë euro, për të marrë Higuainin në Londër, tratativë që mund të gjejë dakordësinë e juventinëve.

Sa i përket kapitenit të Interit, ai ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh, ndërsa eddhe në këtë rast londinezët po shtyjnë për të futur në marrëveshje Moratën dhe 50 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat