Low bën zgjedhjen mes Messit dhe Ronaldos

Futboll

Low bën zgjedhjen mes Messit dhe Ronaldos

Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:16
Joachim Low

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, i ka dhënë përgjigjën e tij në pyetjen së kë zgjedh ai mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Do të qëndroja me Messin. Cristiano Ronaldo është sensacional, një profesionist shumë i mirë, një makineri e golave të  pabesueshme për disa vite, por Messi është lojtari më i kompletuar që kamë parë” deklaroi Low.

Low  i cili mundi Argjentinën  e Messi-t në finalen e vitit 2014, tregon edhe arsyet pse e dashuron Messin.

“Shënon gola, ai është një gjeni i cili dhuron 30-40 asistime në çdo sezon për 10 vite tani, derisa shënon 50 ose më shumë gola, shpejtësia me të cilin i eliminon rivalët e bën atë të pakapshëm,a i mund të lë prapa vetes 8 ose 9 lojtar”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat