Sulmuesi i Milan: Më ka marrë malli për detin!

Futboll

Sulmuesi i Milan: Më ka marrë malli për detin!

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:06
Andre Silva dhe Kalinic

Andre Silva ka folur për sezonin e parë dhe të komplikuar me Milan: “Eshtë hera e parë që jetoj larg shtëpisë dhe plazhit. Familja ime dhe deti më mungojnë shumë, por duhet të shoh përpara. Vështirësia kryesore ka qenë përshtatja me një stil të ri jetese, me ndryshimin e gjuhës, njerëzve dhe ekipit,” – pohoi portugezi.

Ndërkohë, menaxheri i tij Jorge Mendes ka nisur të flasë me Milan për të ardhmen, teksa kanë ardhur oferta nga Monaco dhe Wolverhampton.

Milan pagoi 38 milionë euro për portugezin në verën e kaluar, por 40 ndeshje zyrtare (prej të cilave vetëm 7 si titullar) shënoi vetëm 10 gola.

“E gjithë familja ime është në Oporto dhe në gjithmonë kam jetuar me ta. Ndoshta ky është ndryshimi më i madh. Por kjo është jeta, pavarësisht se jam i trishtuar se nuk mund të shëtis apo të bëj xhiro me biçikletë anës detit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat