Messi e do mesfushorin e Juventusit në Barcelonë

Futboll

Messi e do mesfushorin e Juventusit në Barcelonë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 08:11
Lionel Messi

Lionel Messi dëshiron ta ketë për bashkëlojtarë yllin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, i ka bërë thirrje klubit ta transferojë mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanicin, sipas Don Balon.

Gjiganti katalan nuk do ta ketë më në skuadër kapitenin, Andres Iniesta, i cili iu bashkua Vissel Kobes në Japoni në fillim të kësaj jave, prandaj është në kërkim të një zëvendësuesi të denjë.

Mesfushori i kampionit të Italisë shihet si alternativë ideal për ta marrë rolin e Iniestas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat