Klopp rrëfen dështimin: Dëmtimi i Salah tronditi skuadrën

Futboll

Klopp rrëfen dështimin: Dëmtimi i Salah tronditi skuadrën

Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:42
Trajneri Jurgen Klopp

Liverpool nuk arriti të fitojë trofeun e Champions League, duke u dorëzuar në hapin e fundit, në finalen e Kievit, ku u mund 3-1 nga Real Madridi. Një mallkim që vazhdon për trajnerin Jurgen Klopp, që rrëfen këtë dështim: “Dëmtimi i Salah është serioz, ishite një ngjarje që na tronditi të gjithëve, i preu krahët ekipit. Pjesën e parë të ndeshjes e luajtëm mirë, patëm edhe raste shënimi. Megjithatë, asnjë nuk do të flasë se përse u mundëm, pasi të gjithë do të flasin për festën e Realit”, tha trajneri gjerman i “reds”.

Duke folur për gafat e portierit Karius, trajneri Klopp shprehet: “Pësuam disa gola qesharakë, ndërsa ai me roveshatë ishte fantastik. Në futboll duhet edhe fat për të fituar, por në këtë finale nuk e patëm me vete, madje e patëm kundër. Po luanim ashtu si ne dimë, por më pas rrjedha e lojës mori një rrugë tjetër, me fatin që na u përplas kundër. Donim të merrnim gjithçka në këtë finale, por për fat të keq nuk morëm asgjë”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat