Karius kërkon falje për gafat: E vështirë të vazhdoj përpara

Futboll

Karius kërkon falje për gafat: E vështirë të vazhdoj përpara

Më: 27 maj 2018 Në ora: 11:20
Loris Karius

Bale, Real por edhe Loris Karius. Portieri i Liverpool ka qenë protagonist në finalen e djeshme të humbur ndaj Realit, për dy gafat e tij në dy golat e realizuara ngha skuadra “merengues”, që në fund fitoi 3-1. Dy gabimet e portierit të “reds” ishin qesharake, por që i kushtuan shumë si atij ashtu dhe skuadrës, aq sa edhe lotët pas ndeshjes nuk mund ta shfajësojnë. Pas ndeshjes, portieri i Liverpool i ka kërkuar falje fnsave të tij, me kokën ulur dhe duke qarë për gafat.

“Nuk ndihem mirë. Isha unë ai që ia humba ndeshjen skuadrës time dhe ndihem keq për këtë gjë. I kërkoj falje të gjithëve, skuadrës, trajnerit, tifozëve. Gabimet e mia i kushtuan shumë rëndë skuadrës. Nëse do të kisha mundësi do të kthehesha pas në kohë. Ndihem shumë keq, pasi e di që i lashë në baltë në këtyë finale, në këtë ndeshje të madhe. Por kjo është jeta e një portieri, tani duhet të gjej forcat për të ecur përpara”, u shprejh portieri Loris Karius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat