Ramosit, 24 mijë tifozë i reagojnë ashpër

Futboll

Ramosit, 24 mijë tifozë i reagojnë ashpër

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:08
Ramos e Salah

 

Kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos, i cili mbrëmë e lëndoi lojtarin më të mirë të Liverpoolit, Mo Salah, ka një mesazh për këtë futbollist nga Egjipti.

Salah ka postuar disa fjalë në twitter, që për disa minuta kanë provokuar mijëra reagime.

“Futbolli nganjëherë tregon anën e vet më të ëmbël dhe nganjëherë më të idhtën. Mbi të gjitha jemi profesionistë dhe kolegë. Rikuperim të shpejtë Salah. Të pret e ardhmja” thuhet në postimin e Ramosit në twitter.

Mirëpo, në këtë postim janë përgjigjur shumë njerëz, deri më tani mbi 24 mijë, që e kanë ofenduar Ramosin, duke e quajtur lojtarë të fëlliqtë, kafshë, njeri të ndyrë dhe emra të tjerë ofendues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat