Cikalleshi: Ndeshja me Kosovën është interesante

Futboll

Cikalleshi: Ndeshja me Kosovën është interesante

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:30
Sokol Cikalleshi,

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, flet para sfidës miqësore të futbollit me Kosovën, që luhet me 29 maj në Zurich, pastaj me 3 qershor me Ukrainën. “Ndeshja e parë me Kosovën është disi më interesante, konsiderohet vëllazërore, por do të jetë e luftuar në fushë. Edhe atmosfera në tribunë do të jetë shumë e bukur. Uroj të marrim rezultat pozitiv. Pastaj kemi Ukrainën, ekip disi më i fortë. Jemi ndeshur me këtë skuadër para Evropianit dhe na mundi.

Duhet t’i bëjmë gjërat më ndryshe këtë herë. Do të jetë test i mirë për trajnerin dhe lojtarët, për të parë se ku jemi”, tha Cikalleshi.  “Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe nder. Për mua është gjithmonë si hera e parë. Me trajnerin ndihemi mirë dhe po punojmë në stërvitje taktike, që do të na ndihmojë në ndeshjen me Kosovën. Ne bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën në stërvitje, pastaj është trajneri ai që vendos për formacionin. Gjithmonë ka pasur ndryshime.

Për mua dhe sulmuesit e tjerë ne jemi të gatshëm për çdo situatë, pastaj varet nga zgjedhjet e trajnerit”, tha ai. Cikalleshi flet edhe për të ardhmen e tij. “Duke qenë se Omsanlinspori ra në kategorinë e dytë, e ardhmja është disi mister dhe menaxheri po merret me ofertat. Kjo verë do të jetë disi e lodhshme për mua, mendoj se do të luaj përsëri në Superligë, por duhet të jetë interesi i përbashkët edhe me klubin”, ka thënë mes të tjera Cikalleshi, i cili ka vëmendjen për dy miqësoret e kombëtares së Shqipërisë/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat