Karius kërkon falje pas gabimeve: Nuk ndiej asgjë tani, ia humba finalen ekipit tim

Futboll

Karius kërkon falje pas gabimeve: Nuk ndiej asgjë tani, ia humba finalen ekipit tim

Më: 27 maj 2018 Në ora: 20:10
Të gjithë tentuan ta ngushëllojnë Kariusin pas ndeshjes (Getty Images)

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius ka kërkuar falje për gabimet e në humbjen e skuadrësn së tij në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Portieri i Reds bëri gabime në dy gola që pranoi skuadra e tij në humbjen 3-1 ndaj Real Madridit.

Pas ndeshjes, Karius u pa i shqetësuar dhe u kërkoi falje të gjithëve në klub pas këtyre gabime të cilat ndikuan në humbjen e finales.

“Nuk ndiej asgjë tani, ia kam humbur finalen ekipin tim dhe ndihem keq për të gjithë”, ka thënë fillimisht Karius për talkSPORT.

“Më vjen keq për të gjithë – nga skuadra e nga e gjithë klubi – që gabimet kushtuan shumë”.

“Nëse do të mund të kthehesha në kohë, do të bëja. Më vjen keq për ekipin tim. E di që i tradhtova ata sot”.

“Është shumë e vështirë tani, por kjo është jeta e një portieri. Duhet ta qoni përsëri kokën lartë”.

“Këto gola na kushtuan me titull, në thelb”, përfundoi portieri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat