Portieri i “tragjedisë” shpreh një dëshirë të pamundur

Futboll

Portieri i “tragjedisë” shpreh një dëshirë të pamundur

Më: 27 maj 2018 Në ora: 21:56
Loris Karius

“Mea culpa” që nuk ka fund dhe i drejtohet klubit, shokëve, tifozëve dhe stafit teknik pas mbrëmjes së tmerrshme, që për të ka qenë më “tragjikja” e gjithë jetës. Loris Karius nuk arrin të harrojë, ndoshta nuk do t’ia dalë për një kohë të gjatë, atë finale të Kievit kundër Real Madrid. Dy gabimet e tij fatale i dhuruan gola Benzema dhe Bale, kësisoj vendosën fatet e ndeshjes. Lotët e tij pas ndeshjes ishin fotografia më e trishtë e mbrëmjes në Kiev.

24 orë pas ndeshjes, nëpërmjet “Instagram”, Karius shkruan: “Nuk kam arritur të fle as edhe një orë. Skenat e asaj që ndodhi më kalojnë në kokë, disa herë, vazhdimisht. Më vjen shumë keq për klubin, për tifozët, për shokët e ekipit dhe të gjithë stafin. E di që dy gabimet e mia kushtëzuan ndeshjen dhe i kam zhgënjyer të gjithë. Do të doja të ktheja kohën prapa por kjo është e pamundur.”

Më pas vazhdoi: “Më vjen keq sepse mendonim se mund të fitonim ndaj Real Madrid dhe për më shumë se një orë ishim në ndeshje. Nuk e them se kam nevojë për ngushëllim, por fjalët e shokëve dhe trajnerit më bënë të kuptoj se jam në një familje të madhe. Besoj se do të kthehemi më të fortë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat