Zyrtare: E ngriti Parmën në Serie A, pensionohet Lucarelli

Futboll

Zyrtare: E ngriti Parmën në Serie A, pensionohet Lucarelli

Më: 27 maj 2018 Në ora: 22:47
Alessandro Lucarelli

Kapiteni i Parmës, Alessandro Lucarelli ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli.

40 vjeçari largohet nga Parma pas një karriere fantastike po ashtu edhe shumë të vështirë.

Lucarelli i qëndroi besnik skuadrës duke luajtur në nivele të ulëta të futbollit italian.

Ai e ndihmoi Parmën që të ngritët pas falimentimit duke e inkuadruar në Serie A nga Serie D.

Lucarelli është pjesë e Parmës që nga viti 2008 ku ka zhvilluar 333 ndeshje me skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat