Neymar ‘trembë’ Brazilin

Futboll

Neymar ‘trembë’ Brazilin

Më: 28 maj 2018 Në ora: 00:29
Neymar

Neymar pranon se ai nuk është në 100% të formës si pasojë e një dëmtimi të pësuar në muajin shkurt, megjithatë deklaron se është i gatshëm të luajë me Brazilin në Kupën e Botës 2018.

Sulmuesi i Brazilit nuk ka luajtur që kur u dëmtua kundër Marseille dhe vetëm prej 10 ditësh ka nisur të stërvitet me intestitet të plotë, së bashku me shokët e tij të “Selsesao”, që do të shkojnë në Rusi.

Neymar tha: “Nuk jam ende në 100% të formës, uroj të përmirësohem me kalimin e kohës. Kam ende frikë për mënyrën si do të shkojnë gjërat, po fatmirësisht kam ende kohë përpara se të luajmë ndeshjen e parë. Do të më duhet pak kohë që frika të iki dhe të luajë në maksimum të mundësive, por unë jam gati të kontribuoj për Brazilin dhe asgjë nuk do të më pengojë për këtë”.

Duke folur përpara se të hipte në avionin që do të çojë në Londër, atje ku Brazili do të vazhdojë përgatitjet për Kupën e Botës, Neymar shtoi: “Ndihem mirë fizikisht. Këmba nuk më jep probleme dhe me siguri do të përmirësohem ditë pas dite. Sigurisht që nuk ndihem si isha para dëmtimit, por asgjë nuk mund të më ndalë. Për mua është një ëndërr të luaj me Brazilin.”

Pesë herë kampionët e Botës do të jenë në Grupin E bashkë me Zvicrën, ndaj të cilës do të luajë ndeshjen e parë më 17 qershor, Kosta Rikën dhe Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat