Giggs: Bale është uellsiani më i mirë që kam parë

Futboll

Giggs: Bale është uellsiani më i mirë që kam parë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 07:23
Bale

Ryan Giggs ka lartësuar Gareth Bale duke e quajtur lojtarin më të mirë nga Uellsi pas paraqitjes fantastike të tij në finalen e Champions League.

Bale frymëzoi triumfin 3-1 të Real Madrid ndaj Liverpool. 28-vjeçari kaloi të tijtë në avantazh me një super gol me roveshiatë dhe vulosi fitoren me një tjetër gol nga distanca.

Giggs, dy herë fitues i Champions League me Manchester United dhe tani trajneri i Uellsit, beson se Bale është mbi të dhe Ian Rush.

“Ai është më i madhi që kam parë,” shprehet Giggs për BBC Sport.

“Lojtarët e mëdhenj shfaqen në momentin e duhur dhe bëjnë diferencën. Ai e ka bërë dy herë në finalen e Champions League.

“Të fitosh katër, të shkosh te Real Madrid dhe të jesh i suksesshëm, ai duhet të jetë më i miri.”

Uellsi është në kampin stërvitor në prag të miqësore me Meksikën, dhe Giggs zbulon se si e ka përjetuar skuadra dhe stafi golin e tij.

“I gjithë ekipi dhe stafi ishte duke parë ndeshjen në një hotel kur shpërtheu hareja. Por nuk u befasuam pasi e dimë potencialin e tij.

“Skena të mrekullueshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat