Manaj: Goli me Kosovën? E kaluara është harruar, fillimi i ri në shtator

Futboll

Manaj: Goli me Kosovën? E kaluara është harruar, fillimi i ri në shtator

Më: 28 maj 2018 Në ora: 08:26
Rey Manaj

Ishte pikërisht miqësorja me Kosovën tre vite më parë që shënoi debutimin fantastim të Rey Manajt me kuqezinjtë. Mirëo, vazhdimësia, sikurse dihet, nuk ishte ajo që të gjithë prisnim.

Sulmuesi lushnjar, tashmë më i pjekur, fillimin e ri me Kombetare e sheh tek ajo që mund të bëjë në eliminatoret e ardhshme.

A është ky një fillim i ri për ju në Kombëtare?

Fillimi i ri duhet të jetë nga shtatori. Duhet të përgatitemi fort për këto dy ndeshje miëqore, sepse janë të rëndësishme. Nuk them dot se me Kosovën do të jetë më e lehtë, çdo futbollist dëshiron të fitojë.

A ishte zgjedhja e duhur transferimi te Granada?

Zgjedhja ishte e mirë. Patëm disa vështiorësi në 5-6 ndeshjet e fundit, humbëm ritmin e fillimit. Kemi edhe disa ndeshje dhe shpresoj të futemi në play off, e pse jo, të ngjitemi në La Liga

A ju kanë ardhur oferta?

Menaxheri më ka dhënë se kam disa oferta, mendjen e kam te Kombëtareja, kur të barojë gjithçka do të flas me menaxherin dhe do të bëjmë zgjedhjen më të mirë.

Mendoni se keni besimin e Panuccit dhe a keni komunikuar me të?

Kam folur me Panuccin, e ka bërë edhe menaxheri im. Fjalët që më ka thënë ishin pozitive, ato që kemi folur i dimë vetëm unë dhe ai.

Edhe Sadiku po has shumë vështirësi te Levante, kaq i vështirë është futbolli spanjoll?

La Liga ka dy ekipet më të mria në botë, Realin dhe Barcelonën. Edhe në Itali kampionati është i fortë, s’është e thënë se futbolli spanjoll është më cilësor se të tjerët.

Keni debutuar me Shqipërinë duke i shënuar gol Kosovës pas vetëm pak sekondave në fushë…

Gjërat që kanë kaluar nuk i mban mend njeri, duhet të përqendrohemi tek e sotmja dhe e ardhmja, të harrohen atë që kanë ndodhur para tre viteve. E mendoj shpesh golin me Kosovën pas 10 sekondave në fushë, por duhet të shohim përpara. Në mosgrumbullimin tim në kombëtare kanë ndikuar disa faktorë, ka qenë zgjedhje e të tjerëve. Unë do të mundohem të bëj më të mirën.

Ju vini nga Kombëtare si lider i U-21, mendoni se do të jeni i rëndësishëm edhe këtu?

Lideri i U-21? S’më pëlqen ku etiketim. Të Shpresat ka shumë lojtarë premtues, si Bare etj., pas dy-tre vitesh do të jenë me Kombëtaren A. Të mos flasim përpara kohe, e lëmë me pikëpyetje, se gjërat nuk ndodhin pastaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat