Icardi kalon te rivali i përjetshëm i Interit

Futboll

Icardi kalon te rivali i përjetshëm i Interit

Më: 28 maj 2018 Në ora: 08:30
Mauro Icardi

Ëndrra thuajse e pamundur e Juventus për merkaton e verës 2018 është Mauro Icardi, klauzola 110 milionë euro e të cilit është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Kondicioni paraprak për të nisur operacionin do të ishte natyrisht shitja e një në sulm.

Kandidati kryesor do të ishte Gonzalo Higuain që sipas thashethemeve të fundit kërkohet nga Maurizio Sarri te Chelsea.

Në rast se Juventus nuk arrin të marrë Morata-n, do të kishte ëndërr kapitenin e klubit milanez.

Një operacion i vështirë, thuajse i pamundur, por nëse do të ndodhte, do të ishte më i bujshëm se transferimi i Gonzalo Higuain në verën e 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat