Gareth Bale dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit

Futboll

Gareth Bale dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit

Më: 28 maj 2018 Në ora: 08:35
Gareth Bale

Gareth Bale dëshiron të largohet nga Real Madridit për t’iu bashkuar Manchester Unitedit sapo të hapet afati kalimtar i verës, raporton Independent.

Përfaqësuesi uellsian zbuloi pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma, në të cilin i shënoi dy nga tri golat Real Madridit, se do të ulet me agjentin e vet për ta konsideruar të ardhmen.

Manchester United është i interesuar për të që një kohë të gjatë dhe është i gatshëm të bëjë ofertë për të në verë.

Bale është i hapur të kalojë në United nëse çështja e pagës së tij mund të rregullohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat