Roma siguron “Modricin” e ri

Futboll

Roma siguron “Modricin” e ri

Më: 28 maj 2018 Në ora: 09:06
Ante Çoriç

Roma ka realizuar goditjen e parë në merkaton verore, vetëm një javë pas përfundimit të kampionatit italian. Bëhet fjalë për talentin kroat të Dinamos së Zagrebit, Ante Çoriç, që dje ka mbërritur në kryeqytetin italian dhe ka takuar drejtuesit e verdhekuqve.

Pasi është arritur akordi me Drejtorin Sportiv të Romës, Mario Monchi, për Çoriç është vendosur që sot paradite të kryejë edhe vizitat mjekësore, para se të firmosë kontratën me verdhekuqtë.

Ante Çoriç është një futbollist 21-vjeçar, prodhim i akademisë së Dinamos së Zagrebit, klub me të cilin ka bërë edhe debutimin në futbollin profesionist.

Ai luan si mesfushor qendror, ndërsa specialistët thonë se disponon cilësitë e Andrea Pirlos, në të njëjtën moshë, duke u cilësuar si një nga futbollistët me premisa për një të ardhme të ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat