Neymar për Realin: Diçka pa sens

Futboll

Neymar për Realin: Diçka pa sens

Më: 28 maj 2018 Në ora: 10:35
Neymar

Deklaratat e Cristiano Ronaldos pas finales së Champions League ndaj Liverpoolit se aventurës së tij në Madrid i ka ardhur fundi kanë shtuar zërat për një kalim të mundshëm te brazilianit Neymar Jr te Reali në verë për të zëvendësuar pikërisht yllin portugez.

Megjithatë vetë sulmuesi i kombëtares 5-herë kampione të Botës në një intervistë të dhënë sëfundmi e ka përjashtuar kategorikisht një mundësi të tillë. Unë te Reali i Madridit?

Është diçka pa sens është e kotë ta flasësh. Për momentin jam i përqëndruar vetëm te Brazili”, deklaroi Neymar në momentin e daljes nga muzeu i Selecaos në Rio, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje lidhur me të ardhmen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat