Nuk është Argjentina, Messi: Ja favoritët për të fituar Kupën e Botës

Futboll

Nuk është Argjentina, Messi: Ja favoritët për të fituar Kupën e Botës

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:33
Lionel Messi

Lionel Messi ka insistuar se Argjentina duhet të shkojë në Kupën e Botës me qetësi dhe përulësi.

 “Duhet të shkojmë në Kupën e Botës me qetësi. Nuk mund të dërgojmë mesazhe se do të bëhemi kampionë sepse sot ne nuk jemi më të mirët. Duhet të jemi realist, ta kërkojmë ëndrrën me përulësi”, ka thënë Messi

I pyetur se cilët janë kandidatët kryesorë për titull Messi është përgjigjur: “Në skuadër kemi lojtarë me përvojë dhe cilësi, prandaj edhe mund të eksitohemi, ama është më rëndësi të fillojmë të fitojmë. Kandidatët kryesorë janë Brazili, Spanja dhe Gjermania”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat