Higuain në shitje, Juventus zgjedh sulmuesin e ri

Futboll

Higuain në shitje, Juventus zgjedh sulmuesin e ri

Më: 29 maj 2018 Në ora: 07:23
Higuain

Juventus planifikon një ndryshim të madh në sulm për sezonin e ri.

Gonzalo Higuain mund të largohet nga Juventus.

Sulmuesi argjentinas ka filluar të kërkohet nga Chelsea ku pritet të angazhohet ish trajneri i tij nga Napoli, Maurizio Sarri.

“Bianconerët” nuk e kundërshtojnë shitjen e tij por tashmë kanë identifikuar pasardhësin e ish sulmuesit të Real Madridit, raportojnë mediat italiane.

Juventus, në rast të shitjes së Higuain do ta tentojë blerjen e madhe të sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Icardi është objektivi i madh i ekipit kampion nga Serie A në rast të largimit të Higuainit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat