Roma arrin marrëveshje me mbrojtësin e Portos

Futboll

Roma arrin marrëveshje me mbrojtësin e Portos

Më: 30 maj 2018 Në ora: 15:32
Ivan Marcano

Klubi italian vazhdon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.

Roma ka gati edhe zyrtarizimin e transferimin e dytë në afatin kalimtar veror. Verdhekuqtë kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin 30-vjeçar të Portos, Ivan Marcano, i cili pritet t’u bashkohet kryeqytetasve këtë javë, për të kryer testet mjekësore e më pas për të nënshkruar kontratën.

Kjo është një marrëveshje mjaft e rëndësishme për Romën, që arrin të sigurojë një mbrojtës me eksperiencë, por mbi të gjitha pa paguar asnjë para, pasi Marcanos i skadon kontrata me portugezët, në fund të muajit maj.

Roma para pak ditëve ka zyrtarizuar edhe transferimin e futbollistit kroat Ante Çoriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat