Drejtori sportiv i Juventus Fabio Paratici është fotografuar gjatë një takimi me drejtuesit e Cagliari-t, dhe raportohet se arsyeja ka qenë Han Kwang-song.
Sulmuesi i Koresë së Veriut ka shënuar shtatë gola në 17 ndeshje të Serie B teksa ka qenë i huazuar te Perugia, dhe është rikthyer në Sardenjë në janar.
U fol se ai mund të shitej tek Juventus që në janar, por ai qëndroi te Cagliari.
Tani Gianluca Di Marzio ka nxjerrë për publikun fotot e takimit të Paratici me homologun e tij te Cagliari, Marcello Carli.
Ata thuhet të kenë diskutuar për Han, teksa gjithashtu është folur edhe për Nicolo Barella, Rolando Mandragora, dhe Emil Audero.