Fjalët e Low pas humbjes ndaj Austrisë

Futboll

Fjalët e Low pas humbjes ndaj Austrisë

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 11:25
Joachim Low

Joachim Low ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij në miqësoren e djeshme të humbur 2-1 me Austrinë.

Kjo humbje ishte një sinjal aspak pozitiv për kampionët e botës në prag të turneut “Rusi 2018”, ku do të mbrojnë titullin fituar 4 vite më parë. Edhe pse Gjermania shënoi e para me Mesut Ozil, rivalët austriakë përmbysën shifrat në pjesën e dytë, një ndeshje ku e vetmja notë pozitive është rikthimi në fushë i portierit Manuel Neuer pas disa muajsh dëmtim.

Skuadra gjermane ka edhe një miqësore për të luajtur deri në fillimin e Botërorit, atë ndaj Arabisë Saudite, ku Low do të kryejë testin general në prag të turneut që nis më 14 qershor.

“Jam i zhgënjyer nga paraqitja e dobët e skuadrës, ishim një ekip i lodhur dhe pa ide në fushë. Nuk më mërzit humbja, pasi kjo është një miqësore dhe përgatitore në prag të Botërorit, por më mërzit mënyra se si luajtëm dhe se si e humbëm këtë takim. Ishin gabimet tona ato që na ndëshkuan dhe në Botëror këto gabime nuk rikuperohen. Po e kontrollonim lojën, por pas pushimit ishim të përgjumur, humbisnim topin shumë shpejt dhe bëmë shumë gabime. Kjo nuk është Gjermania kampione, pasi lamë Austrinë të dominonte në fushë dhe nuk e gjetëm më veten. Ishte një paraqitje zhgënjyese dhe kemi shumë gjëra për të përmirësuar”, tha trajneri Low.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat