Juventus harron Icardi-n, ja kë zgjedh si pasardhës të Higuain

Futboll

Juventus harron Icardi-n, ja kë zgjedh si pasardhës të Higuain

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 10:24
Gonzalo Higuain

Sulmi i Juventusit mund të pësojë një ndryshim radikal sezonin e ardhshëm, por për të mësuar emrat atyre që do të jenë nën urdhërat e trajnerit Max Allegri duhet pritur deri në fund të Botërorit “Rusi 2018”. Nëse sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain do të lërë kampionët e Italisë, atëherë këta të fundit do të kërkojnë një zëvendësues të denjë dhe orët e fundit përflitet se drejt Torinos mund të shkojë sulmuesi polak Robert Lewandowski, që kërkon të largohet nga Bayern Mynih.

Lewandowski, 106 gola në 126 ndeshje me kampionët e Gjermanisë, ka kërkuar të largohet nga skuadra bavareze, pasi kërkon një aventurë të re dhe pasi dështuan negociatat për të luajtur me Real Madrid, është hapur një dritarë e re, ajo e transferimit te Juventusi. Polaku konsiderohet një sulmes i klasit botëror, i nivelit të Ronalso, Messi e Higuain, i aftë të realizojë dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare, aty ku bardhezinjtë synojnë të shkruajnë emrin, për të fituar Champions League sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi polak më 21 gusht do të mbushë 30 vjeç dhe kushton rreth 80 milionë euro, një shumë e lartë, ndaj bardhezinjtë do të nisin manovrat në merkato për të ulur çmimin e lojtarit, duke ofruar edhe lojtarë të tjerë. Një pjesë e mirë e të ardhurave mund të vijnë nga shitja e Higuain, që mund të largohet drejt Chelsea pas Botërorit.

Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat