Kukësi prezanton blerjen e parë, portieri vjen nga Kosova

Futboll

Kukësi prezanton blerjen e parë, portieri vjen nga Kosova

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 16:24
Kukësi prezanton blerjen e parë, portieri vjen nga Kosova

Klubi i futbollit Kukësi ka nënshkruar kontratën me portierin nga Kosova, Faton Maloku. 26-vjeçari ka qenë pjesë e Ferronikelit në Kampionatin e Kosovës dhe vjen si përforcim në prag të Kupave të Europës, ku verilindorët do të marrin pjesë si skuadra e vendit të dytë në klasifikimin e Superiores, sezonin që sapo u mbyll. Në fakt, skuadra e presidentit Safet Gjici shpreson të marrë pjesë edhe në Champions, duke ditur se Skënderbeu kampion i vendit është dënuar nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë. Nëse edhe CAS-i i Lozanës lë në fuqi këtë dënim, atëherë Kukësi përfaqëson Shqipërinë në Champions League, edicionin e ardhshëm. Me këtë afrim, i pari në afatin kalimtar të kësaj vere te Kukësi, mbetet të shihet pozicioni i Frashërit dhe Koliqit, dy portierëve ekzistues të verilindorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat