Nainggolan drejt transferimit në Kinë

Futboll

Nainggolan drejt transferimit në Kinë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 15:57
Radja Nainggolan

Mesfushori belg ka pranuar një ofertë të majme nga Kina.

Radja Nainggolan mund të largohet nga Roma gjatë verës.

Mesfushori belg, i cili u la jashtë Botërorit nga trajneri Martinez, ka një dilemë, të shkojë tek Interi apo në kampionatin kinez.

Zikaltërit edhe vitin e kaluar janë përpjekur të transferojnë mesfushorin në Milano, por pa arritur një akord me Romën.

Por më tepër se sa tek Interi, Nainggolan lidhet me një kalim në Kinë, me Guangzhou Evergrande që është e gatshme t’i ofrojë futbollistit 12 milionë euro në vit ndërsa Roma mund të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat