Lamtumirë Inter, Juventus bën gati 40 mln € për portugezin

Futboll

Lamtumirë Inter, Juventus bën gati 40 mln € për portugezin

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 08:19
Joao Cancelo

Juventus është vënë lëvizje për Joao Cancelo. Portugezi është objektivi i madh i bardhezinjve për krahët e mbrojtjes.

Sipas “Premium Sport”, klubi torinez ka kontaktuar Valencia-n, skuadra që zotëron kartonin e mbrojtësit.

Kërkesa e spanjollëve mbetet 40 mln euro dhe dy klubet po negociojnë formën e pagesës: flitet për një huazim me blerje të detyruar ose pagesa e shumës me dy këste.

Marrëveshja është gjithmonë e më afër dhe Inter nuk mund të bëjë asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat