Ramush Gashi e çoi Montheyn 2 në Ligën e dytë kantonale

Futboll

Ramush Gashi e çoi Montheyn 2 në Ligën e dytë kantonale

Nga: Fazli Berisha Më: 8 qershor 2018 Në ora: 17:46
Ramush Gashi

Edhe një vit më herët skuadra FC “Monthey 2” ishte në prag të inkuadrimit nga Liga e tetë në Ligën e dytë kantonale, por që për pak nuk ja arriti. Kjo nuk i zhgënjeu drejtuesit e klubit, veçmas kryetrajnerin  Ramush Gashi dhe futbollistët, të cilët u angazhuan edhe më shumë dhe punuan me zell, ndaj edhe e tëra u shpagua pasi që një javë pa përfunduar garat në Ligën e tretë edhe praktikisht u bën pjesë e Ligës së dytë kantonale. Kështu që, pas 14 fitoreve 5 barazimeve dhe vetë dy humbjeve tubuan 47 pikë. Katër më shumë se ndjekësi i tyre US Port- Valaisi, duke shënuar 63 gola dhe pranuar 31 gola. Një bilanc i jashtëzakonshëm falë punës ekipore të të gjithëve.

Image

FC “Monthey 2"

“Kemi  vepruar si një trup i vetëm, zaten  futbolli është lojë kolektive, duke dhënë secili kontributin e vet, që nga portieri fantastik, mbrojtja kështjellë, mesfusha lëvizore e deri të sulmuesit që ishin sa të shpejtë po aq edhe të saktë. Por, e gjithë kjo nuk do t mundë të arrihej pa pasur prapa vetes një kryesi të fortë që na ka mbështetur fuqishëm drejt arritjes së objektivit, që ishte inkuadrimi në Ligën e dytë kantonale. Dhe ky nuk do të jetë synim i vetëm, ne mëtojmë të arrijmë elitën e futbollit zviceran e kjo nuk është e pamundur me këta futbollistë që i përgëzojë shumë” ka thënë mes tjerash  z. Ramush Gashi duke vazhduar:

“Me motivoi edhe përzgjedhësi  Chalandes duke me thënë se përsërite suksesin e Kosovës, duke menduar për fitoren 3:0 kundër Shqipërisë para ndeshjes kundër FC “Troistorrens”, e cila mban vendin e tretë në  tabelë e të cilën e mposhtëm me rezultat 6:1.

Gjithsesi ne do të vazhdojmë të punojmë fortë dhe në kampionatin e ri do të jemi edhe më të fortë edhe më të mirë”. Nuk e anashkaluam edhe një pyetje në lidhje me Kombëtaren e Kosovës, meqë z. Gashi është bashkëpunëtor i Chalandesit se cila është gjendja në Kombëtare?” “Ne kemi gjetur në grup jashtëzakonisht të mirë të futbollistëve dhe po vazhdojmë të ftojmë edhe të tjerë. Me punë dhe disiplinë këta djem do të arrijnë shumë”, u shpreh z. Gashi. Në fund nuk na mbeti gjë tjetër veç të i urojmë suksese z. Gashi dhe skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat