Mertens flet për të ardhmen e tij

Futboll

Mertens flet për të ardhmen e tij

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 18:07
Dries Mertens

Dries Mertens ka folur nga Belgjika për të ardhmen e tij, duke lumturuar tifozët e Napoli. “Nuk refuzoj kurrë një fotografi me tifozët, sepse për mua është një nder që njerëzit duan të bëjnë fotografi me mua, edhe pse ndonjëherë kjo është e lodhshme. Nuk do to ta harroj kurrë fitoren 1:0 ndaj Juventus, kur mbërritëm në Napoli, autobusi ynë qëndroi i bllokuar për orë të tëra dhe nuk mund të ecte sepse ishte i rrethuar nga njerëzit.”

Ndryshe nga kapitenit Hamsik, që ka të ngjarë të largohet për në Kinë, sulmuesi e mendon ndryshe të ardhmen e tij, i kushtëzuar edhe nga bashkëshortja: “Nuk do të luajë kurrë në Kinë, sepse bashkëshortja ime Kat ma ka thënë shumë qartë se nuk e imagjinon kurrë veten duke jetuar aty. Pata një mundësi që të fitoja për dy vjet aq parà sa kam fituar gjatë gjithë karrierës sime, por familja ime nuk pranoi. Napoli më pëlqen shumë, kam edhe dy vite kontratë, prandaj nuk mendoj shpesh për të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat