Ibrahimovic tregon se kush mund ta fitojë Kupën e Botës

Futboll

Ibrahimovic tregon se kush mund ta fitojë Kupën e Botës

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 18:25
Zlatan Ibrahimovic

“Kush e fiton Botërorin? Shpresoj Brazili, ose mbase Suedia”. Në fjalët e Zlatan Ibrahimovic nuk gjendet asnjë shenjë dashurie për kombëtaren e tij , që në Rusi do të udhëtojë, por jo për të luajtur, vetëm për angazhime marketing.

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, që u tërhoq nga përfaqësuesja pas Euro 2016, dukej në një moment sikur mund të rikthehej me fanellën e kombëtares, pas kualifikimit të Suedis, por federata i mbylli dyert. Një vendim i pritur aspak mirë nga Ibra.

“Tani thonë se kanë një lojë skuadre, lojën tipike suedeze që aq shumë plqehet nga mediat. Mediat tashmë sigurojnë se Suedia është një skuadër më e mirë pa mua, ndaj besoj se do të fitojnë Botërorin. Është mentaliteti tipik i mediave suedeze, ndërsa unë nuk kam një emër tipik suedez dhe as një sjellje tipike suedeze, ndonëse vazhdoj të mbaj akoma disa rekorde në kombëtare”, ironizoi Ibrahimovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat