Miqësore/ Gjermania mposht Arabinë, Zvicra triumfon ndaj Japonisë

Futboll

Miqësore/ Gjermania mposht Arabinë, Zvicra triumfon ndaj Japonisë

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 07:41
Gjermania

Gjermania është rikthyer te fitorja, pas thuajse 8 muajsh, teksa mposhti Arabinë Saudite me rezultatin 2-1. Në miqësoren e fundit para startit të kampionatit botëror “Rusi 2018”, skuadra e Low shënoi dy golat që në pjesën e parë, me anë të Timo Werner dhe një autogoli të Hawsawi.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite rihapi takimin vetëm në minutën e 86-4-t, pas golit të shënuar nga Al Jassim. Pavarësisht se kundërshtari nuk ishte i një niveli që mund të trembë, Gjermania zhvilloi një ndeshje të mirë, ndërsa sinjale pozitive dha edhe Manuel Neuer, që luajti edhe sot në 45 minutat e para të sfidës.

Miqësoren e fundit e luajti sot edhe Zvicra, që mposhti me rezultatin 2-0 Japoninë, falë golave të Rodriguez dhe Seferoviç. Edhe Kroacia tregoi se është gati për aventurën “Rusi 2018”, teksa në sfidën ndaj Senegalit triumfoi me rezultatin 2-1, ku Perisiç e Kramariç, përmbysën avantazhin fillestar të Sarr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat